Lajme

Shefja e BE-së Ursula von der Leyen të mërkurën në Kosovë, në takim me Kurtin dhe Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë turneun e saj ballkanik në fillim të javës së ardhshme, është konfirmuar nga ky institucion.

Vizitën treditore në rajon ajo do ta fillojë të hënën, më 13 tetor, në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën, më 15 tetor, në Shkup.

Lexo më shumë  Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, zbulohen 4000 rrënjë

Po të mërkurën, sipas agjendës, Von der Leyen do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të zhvillojë takime bilaterale me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, ndonëse ajo kishte vizituar gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.

Lexo më shumë  Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

Rruga Press

YouTube player