Shefi i zyrës së BE-së takon ministrin Muratin, përçon mesazh për politikat ekonomike evropiane
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav ka takuar ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Ai ka thënë se kjo ministri luan rol kyç për përafrimin e politikave ekonomike vendore me kriteret e Bashkimit Evropian.
“Ministria e tij luan një rol kyç në dialogun BE-Kosovë për çështjet e politikave ekonomike dhe financiare, në përafrimin e politikave ekonomike të Kosovës me kriteret e BE-së dhe në zbatimin e Planit të Rritjes”, ka shkruar Orav në platformën X.
Rruga Press