Bota

Shefi i shkarkuar ukrainas i sigurimit pranon dështimet, teksa përmend edhe sukseset

Ish-kreu i shkarkuar i shërbimit të sigurisë SBU të Ukrainës ka pranuar se ka pasur disa “dështime” gjatë mandatit të tij trevjeçar në drejtimin e organizatës, por gjithashtu ka mbrojtur sukseset e tij në një deklaratë lamtumire të lëshuar të martën.

Ndër pikat kryesore të kohës së tij si kreu i SBU, Ivan Bakanov theksoi arrestimin e Viktor Medvedchuk, një aleat dhe mik personal i presidentit rus Vladimir Putin.

“A ka pasur ndonjëherë ekspozime më të gjera dhe masive të agjentëve të armikut në agjenci të ndryshme qeveritare sesa vitet e fundit?”, tha Bakanov në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të SBU.

“Kush saktësisht mori sistematikisht parti pro-ruse dhe filloi të kundërshtojë propagandën e armikut? Kur filluan të kthehen në pronësi të shtetit pronat dhe objektet e rëndësishme të infrastrukturës, të cilat tregtarët e ndryshëm i kapën më herët? Kjo listë mund të vazhdohet.”, vijoi ai.

Lexo më shumë  Macron dhe Starmer mirëpresin hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por thonë se duhet të jetë e përhershme

Ai gjithashtu vlerësoi SBU-në për ndihmën për të ndaluar sulmin e parë të Rusisë në Kiev.

“Më lejoni t’ju kujtoj se armiku donte të merrte Kievin dhe vendin brenda tre ditësh,” shpjegoi ai. “Por në këtë moment më kritik, agjentët e armikut nuk funksionuan dot – SBU kishte ndërtuar paraprakisht një sistem të qartë për neutralizimin e tyre.”

Bakanov vazhdoi duke pranuar se ka pasur dështime, por tha se është e vështirë të ndryshosh një sistem dhjetëvjeçar në pak vite.

Ish-kreu falënderoi stafin e SBU për punën e tyre, popullin e Ukrainës për besimin dhe i uroi shefit të sigurimit të ardhshëm një mandat të suksesshëm. Ai nuk komentoi vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për ta shkarkuar atë, dhe në vend të kësaj bëri thirrje për unitet, në kohën kur vendi vazhdon të luftojë pushtim rus.

Lexo më shumë  Kryeministri i sapozgjedhur hungarez nis bisedimet me BE-në për fondet e ngrira

“Tani, kur djemtë dhe vajzat më besnike të Ukrainës vdesin çdo ditë, kur raketat ruse vrasin fëmijët tanë dhe djegin bukën e Ukrainës, ne nuk duhet të harrojmë unitetin. Dhe forcën tonë në të,” tha ai. “Ne duhet të shkojmë bashkërisht dhe me besim drejt qëllimit tonë të vetëm – fitores mbi armikun.”, përfundoi Ivan Bakanov.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *