Bota

Shefi i NATO-s: Evropa dhe SHBA-ja kanë nevojë për njëra-tjetrën: Të bashkuar, më të fortë

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për njëra-tjetrën  dhe janë më të forta së bashku. Kjo është ajo që ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ditën e sotme.

Deklaratën, Jens Stoltenberg e bëri teksa fliste në një ceremoni të mbajtur me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

Teksa SHBA i ka siguruar Evropës siguri, shefi i NATO-s shtoi se SHBA-ja nga ana tjetër ka pasur nevojë për ushtri, inteligjencë dhe influencë diplomatike nga aleatët e tij diplomatikë.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

“Unë nuk besoj në një Amerikë të vetme, ashtu siç nuk besoj në një Europë të vetme,” shtoi Stoltenberg.

“Unë besoj në një Amerikë dhe Europë që qëndrojnë bashkë në NATO sepse jemi më të fortë dhe më të sigurt të bashkuar.”

Vërejtjet e shefit të NATO-s erdhën pasi aleanca shqyrtoi një fond pesëvjeçar prej 100 miliardë eurosh që do të shkojnë për ndihmë afatgjatë ushtarake për Ukrainën në mënyrë që ndihma për Kievin të mos rrezikohet nga ndryshimet politike as në SHBA, as në shtete të tjera të NATO-s.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Ndërkohë, një paketë amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë është bllokuar në Kongres prej muajsh për shkak të rezistencës së ligjvënësve republikanë, si dhe kandidatit republikan për president Donald Trump, i cili ka folur për përfundimin e luftës “brenda një dite”.

YouTube player