Kuriozitete

Shefi i NASA-s: Mbi 300 UFO kanë vizituar Tokën nga viti 2004

Bill Nelson dëshiron të besojë se ne nuk mund të jemi aq egoistë sa të besojmë se jemi të vetëm në univers. Drejtuesi i NASA-s ka analizuar pamje të profilit të lartë të Objekteve Fluturuese të Paidentifikuar të regjistruara nga pilotët e marinës amerikane.

Nelson, një ish-astronaut dhe senator nga Florida, është emëruar në krye të NASA-s në maj të këtij viti. Kohët e fundit ai foli në një intervistë të drejtpërdrejtë në Universitetin e Virxhinias, në të cilën u shpreh për gjithçka që nga marrëdhëniet hapësinore me Kinën deri te çështja e shikimeve të mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

Lexo më shumë  Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Në diskutim, ai thotë se ka pasur më shumë se 300 zbulime të UFO- ve që nga viti 2004. Megjithatë, origjina e tyre mbetet e panjohur.

“Unë fola me pilotët dhe ata e dinë që kanë parë diçka në radarë. Thjesht nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Dhe ne nuk e dimë se çfarë janë,” i tha Nelson profesorit Larry Sabato, drejtor i Qendrës Politike të Universitetit të Virxhinias.

“Por a ka planetë të tjerë si Toka? Unë e besoj patjetër.”

Ai shtoi: “Tani ka edhe teori që mund të ketë universe të tjera. Dhe nëse është kështu, kush jam unë që të them se planeti Tokë është i vetmi vend me një formë jete që është po aq e civilizuar dhe e organizuar sa e jona?”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *