Bota

Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për një samit urgjent për Ukrainën

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka thirrur një samit urgjent për Ukrainën, i cili do të mbahet të enjten në Bruksel.

Në një letër drejtuar vendeve anëtare të BE-së z. Michel ftoi përfaqësuesit në një “Këshill të posaçëm të Evropës, më 24 shkurt”.

“Unë do të doja që ne të diskutonim: zhvillimet e fundit, si mbrojmë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, si trajtojmë Rusinë, veçanërisht duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj, si do të mbështesim më tej Ukrainën dhe popullin e saj,” u tha Michel vendeve anëtare.

Lexo më shumë  Blinkeni në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Michel dënoi “veprimet agresive” të ndërmarra nga Rusia, të cilat ai theksoi se shkelin ligjin ndërkombëtar, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe “minojnë rendin evropian të sigurisë”.

“Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar, të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku qasjen dhe veprimet tona kolektive,” tha Michel.

Të mërkurën pasdite, Këshilli i Evropës njoftoi se kishte “miratuar një paketë masash” në përgjigje të vendimit të Rusisë për të njohur pjesët e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Lexo më shumë  ‘Freedom House’: Mosmarrëveshja e zgjatur me Kosovën, Serbia ka pësuar rënien më të madhe në procesin e demokratizimit

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *