Bota

Shefi i Inteligjencës ukrainase bën deklaratën e fortë: Njerëzit në rrethin e ngushtë të Putinit punojnë për ne

Ukraina ka agjentë në rrethin e ngushtë të Vladimir Putinit. Kështu pretendon kreu i Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes, Kirill Budanov, duke shprehur besimin se pavarësisht përpjekjeve, Rusia do të dështojë.

Budanov në një intervistë për gazetën online Ukrainian Pravda të botuar sot tha se anëtarët e rrethit të brendshëm të Vladimir Putin kanë bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës të Ukrainës. Në veçanti, siç argumentoi ai, këta njerëz arrijnë një marrëveshje me shërbimin e inteligjencës ukrainase, duke dashur të sigurojnë të ardhmen e tyre në epokën pas humbjes së Putinit në Ukrainë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Zyrtari ukrainas nuk dha as emrat dhe as numrin e agjentëve që ndodhen në mjedisin e presidentit rus.
“Meqenëse situata në Federatën Ruse në fakt po përkeqësohet çdo ditë, po bëhet më e lehtë çdo ditë të gjesh njerëz të gatshëm për të bashkëpunuar”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase.

Rusia ka synime ambicioze për një ofensivë të madhe, por ajo do të dështojë, tha Budanov. Kur u pyet për ekzistencën e garancive që agjentët nuk po mashtrojnë palën ukrainase, ai u përgjigj:” Epo, kjo kontrollohet shumë lehtë. Ne nuk besojmë në fjalë, por vetëm në fakte”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *