Lajme

BE-ja pret aprovimin e planit evropian, Vuçiqi thotë se do t’u përmbahet vijave të kuqe

Për takimin e 27 shkurti ndërmjet kryeministri Kurti e presidentit serb Vuçiq ka folur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai ka thënë se beson që në javët e ardhshme do të ketë rezultate pozitive në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Për takimin e së hënës kanë folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Bashkimi Evropian pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do ta pranojnë të hënën propozimin evropian.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, e emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë thënë se do të luajnë rolin kyç në monitorimin e përmbushjes së detyrimeve të dala nga ai.

“Po punoj në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si koordinator i këtij dialogu, i mandatuar nga Kombet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve. Jemi në një moment kritik dhe besoj që në javët e ardhshme do të sjellim rezultate pozitive. Bashkimi Evropian u ka prezantuar një propozim palëve që do ta vendoste procesin e normalizimit në binarë, e të çojë në rrugë para. Të hënën e kemi një takim të nivelit të lartë me dy liderët të Beogradit dhe Prishtinës, presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës, për ta parë nëse ky angazhim është serioz e solid, e që prezanton një mënyrë të qartë normalizimin e marrëdhënieve për të dy ata”, ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Lexo më shumë  25 vjetori i masakrës në Saradran, Kurti: Vetëm drejtësia i mbyllë plagët

“Plani, që besoj se do ta pranojmë të hënën, do të bëhet i detyrueshëm për të dyja palët. Nuk është marrëveshje e përkohshme, pas kësaj do të vazhdojë procesi i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve, që do të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, para hyrjes së Serbisë e Kosovës në BE”, ka thënë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do t’u përmbahet vijave të kuqe.

Vuçiq tha se thelbi i diskutimeve do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe derisa përsëriti se nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Mbetemi të kujdesshëm dhe na presin net shumë të vështira. Serbia do të diskutojë e negociojë edhe për letrat më të këqija, sepse nuk ka të drejtë të përsërisë përvojat e kaluara”, ka thënë presidenti serb.

Takimi i ardhshëm Kurti-Vuçiq është i pari pas atij të fundit të nëntorit të vitit të shkuar, ndërsa mbahet pas një sërë vizitash të emisarëve në Prishtinë e Beograd, të cilët bindën palët që ta pranonin planin evropian. /koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *