Lajme

Shefi i delegacionit të PE për raportet me Kosovën, Davor Ivo Stier del me reagim: Në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës

Eurodeputeti kroat që është njëherazi edhe Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për raportet me Kosovën, deputeti nga Kroacia, Davor Ivo Stier ka reaguar sot pas sulmit terrirsit në Ibër Lepenc.

“Në emër të Delegacionit të PE për Kosovën dhe së bashku me raportuesin e përhershëm, dënojmë sulmin në infrastrukturën kritike pranë Zubin Potokut.

Lexo më shumë  Le Monde: Stararkitektët e vënë në shënjestër nga «revolucioni i flamingove» fshehin kokën si struci

Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të kryesve për këtë sulm kriminal”, shkruan ai. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president
YouTube player