Bota

SHBA zgjeron listën e sanksioneve/ Shpallen non grata 6 shtetas të tjerë

Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksione ndaj gjashtë shtetasve të Koresë Veriore dhe një rus për të cilët ata pretendojnë se janë përgjegjës për prokurimin e mallrave për programet e armëve të Phenianit zyrtar.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një deklaratë se masa ishte në përputhje me përpjekjet e tyre për të parandaluar avancimin e armëve të shkatërrimit në masë të Koresë Veriore (AMD) dhe programeve të raketave balistike, si dhe “parandalimin e përpjekjeve të Phenianit për të zgjeruar teknologjitë e ndërlidhura”.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Brian Nelson, sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, tha se lansimet e fundit të raketave të Koresë Veriore ishin “provë shtesë se ajo vazhdon të promovojë programe të ndaluara pavarësisht thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar për diplomaci dhe denuklearizim”.

Koreja Veriore testoi me sukses një raketë hipersonike në prani të liderit Kim Jong Un të hënën, njoftuan mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

“Qëllimi i testimit ishte që përfundimisht të konfirmoheshin specifikimet teknike të sistemit të zhvilluar të armëve hipersonike”, raportoi agjencia shtetërore KCNA.

Lexo më shumë  E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase

Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Koreja e Veriore kryen një test të tillë dhe udhëheqësi Kim Jong Un ka premtuar të forcojë ushtrinë me teknologjinë më të fundit, në një kohë kur negociatat me Korenë Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë të bllokuara.

Koreja Veriore njoftoi të mërkurën javën e kaluar se kishte kryer testin e dytë të raketës hipersonike, shkruan Reuters.

Rruga Press

YouTube player