Bota

SHBA vendos sanksione ndaj 10 “anëtarëve, operativëve dhe mbështetësve financiarë” të Hamasit

Departamenti Amerikan i Thesarit tha se mori masa të mërkurën në përpjekje për të frenuar rrjedhën e të ardhurave për Hamasin duke vendosur sanksione ndaj 10 personave të lidhur me këtë grup.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për t’u mohuar terroristëve të Hamasit aftësinë për të mbledhur dhe përdorur fonde për të kryer mizori dhe për të terrorizuar popullin e Izraelit. Kjo përfshin vendosjen e sanksioneve dhe koordinimin me aleatët dhe partnerët për të gjurmuar, ngrirë dhe konfiskuar çdo aset të lidhur me Hamasin në juridiksionet e tyre”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen në një njoftim për shtyp të mërkurën, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Aktivisti rus kundër luftës në Ukrainë dënohet me pesë vjet burgim

Sipas Departamentit të Thesarit, sanksionet e reja synojnë “gjashtë individë të lidhur me portofolin e investimeve sekrete të Hamasit, dy zyrtarë të lartë të Hamasit dhe një shkëmbim valutor virtual me bazë në Gaza dhe operatorin e tij”.

“Ajo që ne po bëjmë sot është se po ua ndërpresim qasjen në paratë e tyre”, ka thënë një zyrtar i lartë i Thesarit.

“Lufta kërkon para dhe në thelb duke u siguruar që këto rrjete dhe financues nuk kanë aftësinë t’ia japin ato para Hamasit, do të thotë se ata kanë më pak burime për të paguar luftëtarët e tyre, për të blerë armë, për të mbështetur aktivitetin e tyre destabilizues”.

Lexo më shumë  SHBA-ja e pezullon furnizimin e Izraelit me bomba, shkaku i Rafahut

“Që nga sot, ata do të shkëputen nga ato asete në sistemin financiar të SHBA-së”, tha zyrtari.

Përveç kësaj, zëvendës-sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo njoftoi se administrata synon të “ndërtojë një koalicion shumëkombësh për të ndjekur financimin e terrorizmit” dhe zyrtarë të lartë të Thesarit do të udhëtojnë në rajon për të vazhduar koordinimin.

Rruga Press

YouTube player