Lajme

SHBA: Të hetohen inceneratorët, po ju monitorojmë

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon zgjatjen e afatit të komisionit për inceneratorët.

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër” shkruan Yuri Kim.

Lexo më shumë  Fabrikat e propagandës serbe rrisin mbështetjen për Moskën

Por çfarë ndodhi me këtë komision?

I nisur me bujë nga PD, zyrtarisht komisioni hetimor për inceneratorët i drejtuar nga deputetja Tabaku u mbyll me 28 janar pa produkt.

Deputetja demokrate akuzonte socialistët se ishin kthyer në mburojë për aferën korruptive.

Për këtë cështje deri tani në burg ka përfunduar Lefter Koka. Ish-ministri i Mjedisit akuzohet për aferën në inceneratorin e Elbasanit. Në kërkim janë shpallur Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Lexo më shumë  Ahmeti: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën

Rruga Press

YouTube player