Bota

SHBA shton 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Qeveria amerikane po i siguron Ukrainës rreth 3 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake për të ndihmuar Kievin të zmbrapsë sulmet nga Moska.

”Është paketa më e madhe e vetme e këtij lloji deri më sot”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Ajo theksoi se ”më shumë informacion se çfarë është në paketë do të jepen gjatë ditës”.

Lexo më shumë  Dua Lipa ndihmon mjekët ukrainas të sigurojnë një 'pickup' për evakuime në zonën e luftës

Shtëpia e Bardhë ka treguar tashmë se paketa do të përfshijë automjete luftarake të këmbësorisë Bradley, siç u njoftua të enjten pas një bisede telefonike midis presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *