SHBA shpall “non grata” ish-presidentin serb të Malit të Zi: I përfshirë në korrupsion dhe përvetësim pronash
Departamenti i Thesarit në SHBA ka përfshirë në listën e personave “non grata” dhe ish-presidentin e shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri në 2006, Svetozar Maroviç.
Maroviç rezulton një person i arrestuar në vitin 2015 në bazë të dyshimeve për përfshirjen në një aferë ndërtimi në bashkinë e Budvës.
Departamenti i Thesarit e cilëson Maroviç se ka qenë përgjegjës në afera korruptive siç janë përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.
Svetozar Maroviç (Maroviç) ka qenë President i shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri në 2006 dhe shërbeu si ish-zëvendës president i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi (DPS) deri në vitin 2015. Marovic u arrestua nga autoritetet malazeze në 2015 në bazë të dyshimeve për përfshirje në raste korrupsioni në shkallë të gjerë lidhur me projektet e ndërtimit në bashkinë e Budvës. Prokurorët malazezë e akuzuan Marovicin se përdori ndikimin e tij si zyrtar i lartë në DPS për të miratuar një sërë blerje pronash dhe ujdish ndërtimi, të cilat sollën përfitime të mëdha për disa kompani, por shkaktuan humbje të konsiderueshme për qeverinë vendore. Në vitin 2016, Marovic nënshkroi dy marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke pranuar të gjitha akuzat kundër tij për korrupsion.Ai u dënua me disa vite burg dhe u urdhërua t’i kthente shtetit mbi 1 milionë dollarë, por u arratis në Serbi përpara se të vuante dënimin.
Marovic përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.
Rruga Press