Bota

SHBA: Së shpejti rikthejmë ambasadën në Kiev

Ambasadorja amerikane në Ukrainë ka deklaruar këtë të hënë se shpreson që ambasada amerikane të rikthehet në Kiev deri në fund të majit.

Në një deklaratë për mediat Kristina Kvien ka thënë se ato dëgjojnë profesionistët e sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi.

Lexo më shumë  Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?

Ndërkaq kujtojmë se në shkurt, SHBA njoftoi se do të mbyllte ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas dhe do të “zhvendosen përkohësisht” në Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore.

Ndërkohë javën e kaluar, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, Melinda Simmons, tha se ndihej “rehat” duke u kthyer në Kiev pavarësisht kërcënimeve ruse kundër diplomatëve në kryeqytetin ukrainas.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon distancim nga Moska, Vuçiqi i premton Putinit më shumë bashkëpunim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *