SHBA-Rusisë: Nëse përdoren armë kimike dhe biologjike iu presin pasoja!
SHBA ka paralajmëruar edhe një herë Rusinë se nëse do të përdorë në luftë armë kimike dhe biologjike pasojat do të jenë të rënda.
Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jack Sullivan foli pasditen e së mërkurës me homologun e tij rus, gjeneralin Nikolay Patrushev, dhe e paralajmëroi “për pasojat që do të sillte përdorimi i armëve kimike dhe biologjike nga ana e Rusisë” në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Rruga Press