BotaKryesore

SHBA: Rusia ka shtuar trupat afër Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar se Moska kishte shtuar deri në 7000 trupa në forcat e vendosura përgjatë kufirit të tensionuar me Ukrainën – që bie ndesh me deklaratat e Kremlinit se njësitë ushtarake po tërhiqeshin, raporton AP.

Aleatët perëndimorë pohuan se kërcënimi i një sulmi ishte i fortë, me rreth 150,000 trupa ruse që rrethonin vendin nga tre anët.

Në qendër të krizës janë kërkesat e Rusisë që Perëndimi të mbajë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike jashtë NATO-s, të ndalojë vendosjen e armëve pranë kufijve rusë dhe të tërheqë forcat nga Evropa Lindore. SHBA-ja dhe aleatët e saj i kanë hedhur poshtë ato kërkesa, por ata ofruan të angazhohen në bisedime me Rusinë mbi mënyrat për të forcuar sigurinë në Evropë.

Lexo më shumë  QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Megjithëse Rusia ka thënë se po tërheq disa trupa, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se disa forca mbërritën vetëm kohët e fundit dhe se kishte pasur një rritje të dukshme të pretendimeve të rreme nga rusët që Kremlini mund t’i përdorte si pretekst për një pushtim. Zyrtari tha se këto pretendime përfshinin raporte për varre të pashënuara të civilëve që dyshohet se janë vrarë nga forcat ukrainase, pohime se SHBA dhe Ukraina po zhvillojnë armë biologjike ose kimike.

Lexo më shumë  Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *