Bota

SHBA/ Republikanë e demokratë kërkojnë sqarime për ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal

Në Shtetet e Bashkuara ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar drejtorit të FBI-së sqarime lidhur me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, në kuadër të një hetimi që ka filluar Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve ndaj FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë, që ligjvënësit republikanë thonë se janë përdorur si mjete politike nga demokratët kundër republikanëve.

Në një letër për Drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, Kryetari Komisionit Juridik Jim Jordan, vë në dukje se zoti McGonigal luajti rol të rëndësishëm në fillimin e hetimeve për lidhjet me Rusinë të ish Presidentit Trump.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Ata theksojnë se oligarku rus, Oleg Deripaska, për të cilin zoti McGonigal, punoi pas largimit nga FBI-ja, kishte punuar me ish agjentin e shërbimeve britanike të zbulimit, Christopher Steele, dosja e diskredituar e të cilit ndaj zotit Trump, sipas letrës, luajti rol qendror në fillimin e hetimeve.

Edhe kryetari demokrat i Komisionit Juridik të Senatit Dick Durbin, i ka kërkuar me anë të një letre Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, zotit Wray informacione të mëtejshëm lidhur me aktivitetet e zotit McGonigal, duke u nisur nga dy aktpaditë, ajo e Nju Jorkut, për lidhjet me oligarkun rus dhe ajo e Uashingtonit, për lidhjet me Shqipërinë.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Zoti Durbin thotë se akuzat për shkeljet e zotit McGonigal janë shqetësuese dhe ai kërkon informacion mes të tjerash mbi rolin e zotit McGonigal në hetimet për lidhjet ruse të zotit Trump dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016./ VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *