Lajme

Ambasadori i Suedisë në Kosovë: S’mund të ketë vetëm një parti politike që i përfaqëson serbët

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund konsideron se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë më intensiv.

Westerlund ka thënë në një intervistë se në funksion të kësaj duhet shpeshtuar takimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialog.

Përveç kësaj Westerlund thotë se duhet përfshirje më e madhe e komuniteteve lokale, në këtë rast, për t’i dëgjuar shqetësimet e serbëve lokale.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Prandaj diplomati suedez vlerëson se nuk mund të ketë vetëm një parti politikë që i përfaqëson serbët në Kosovë.

“Është esenciale që të ketë diskutime me shumë me serbët e Kosovës, t’i dëgjojmë mendimet që ata i kanë. Ju nuk mund të keni vetëm një parti politike që i përfaqëson serbët e Kosovës, duhet të ketë më shumë zgjidhje. Pra ka nevojë për më shumë pluralizëm. Konsideroj që Lajçak dhe Escobar duhet të zhvillojnë më shumë takime me banorët lokalë dhe t’i shpjegojnë atyre se ku kanë arritur në dialog”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *