Bota

SHBA propozon rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Shtetet e Bashkuara propozuan një rezolutë që do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për të vendosur “një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve.

Asnjë datë nuk është caktuar për votim dhe drafti ende mund të ndryshohet.

Lexo më shumë  NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara propozuan draftin fillestar më 19 shkurt, një ditë përpara se të vendosnin veton ndaj një rezolute të mbështetur gjerësisht nga vendet arabe që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën në Rripin e Gazës, një jo e motivuar nga fakti se sipas Uashingtonit ndërhyri në negociatat për lirimin e pengjeve.

Rruga Press

YouTube player