SHBA pritet të dërgojë mjete luftarake të blinduara ‘Stryker’ në Ukrainë, ndihma më e madhe deri më tani
SHBA vazhdon të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Sipas CNN, administrata amerikane ka zhbllokuar fondin më të madh për Ukrainën nga fillimi i konfliktit ne shkurtin e kaluar.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për rreth 2.5 miliardë dollarë, ende të pa miratuara por që mund të finalizohen brenda kësaj jave.
Në paketën e ndihmave, SHBA do të dërgojë për herë mjete luftarake të blinduara të tipit Stryker, mjeti me 8 rrota që ushtria amerikane ka filluar të përdorë fillimisht në luftën në Irak në 2003 dhe që nga ai moment e ka shoqëruar në çdo mision ushtarak.
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë vetëm në ndihmë ushtarake rreth 23 miliardë dollarë, ndërkohë që ndihma ndaj Kievit në qoftë se shtohen edhe ndihmat humanitare kalojnë 50 milionë dollarë.
Rruga Press