Bota

SHBA presion Rusisë: Nëse pushtoni Ukrainën do të “vdes” gazsjellësi “Nord Stream 2”

Shtetet e Bashkuara po rrisin presionin e tyre ndaj Rusisë për të parandaluar një pushtim të Ukrainës.

“Nord Stream 2” tani është në lojë. Nëse Rusia pushton Ukrainën, gazsjellësi i diskutueshëm “Nord Stream 2” nuk do të aktivizohet”, tha sot në një konferencë shtypi nënsekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland.

“Ne po vazhdojmë bisedimet tona me aleatët tanë gjermanë dhe dua të jem e qartë me ju sot: nëse Rusia pushton Ukrainën, në një mënyrë ose në një tjetër, “Nord Stream 2” nuk do të ecë përpara”, tha Nuland.

Lexo më shumë  Në Skoci, Uells dhe Irlandë të Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE

Uashingtoni shpreson se Rusia do të studiojë atë që Shtetet e Bashkuara kanë për të ofruar dhe do të kthehet në tryezën e negociatave, pasi të marrë përgjigjen me shkrim që ka kërkuar.

Duke iu referuar Kinës, e cila ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për “shqetësimet e arsyeshme” të Rusisë, ajo tha se Pekini duhet të përdorë “ndikimin” e tij në Moskë për të parandaluar një sulm ndaj Ukrainës.

Lexo më shumë  Tusk: Rusia po përdor armë të rrezikshme, rreziku po afrohet te kufijtë tanë

“Ne i bëjmë thirrje Pekinit të përdorë ndikimin e tij në Moskë për të shtyrë (rusët) në diplomaci, sepse nëse ka një konflikt në Ukrainë, nuk është mirë as për Kinën” tha ajo.

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken foli me telefon më herët gjatë ditës me homologun e tij kinez, Wang Yi.

Rruga Press

YouTube player