Bota

SHBA përjashton nga ushtria të pavaksinuarit

Ushtarët në Shtetet e Bashkuara që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 nuk do të jenë më pjesë  e ushtrisë.

Ky është vendimi i ushtrisë amerikane, theksuar se vaksinimi është vendimtar për të mbrojtur dhe ruajtur gatishmërinë e ushtrisë.

Pentagoni vendosi ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin ushtarak në gusht 2021.

Lexo më shumë  Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Shumica e ushtarëve në detyrë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 79 efektivë të Forcave të Armatosura kanë humbur jetën nga Covid-19.

“Gatishmëria e ushtrisë varet nëse ushtarët janë gati për t’u trajnuar, për tu stërvitur, për të luftuar dhe për të fituar luftërat e kombit tonë,” tha nënsekretarja e shtetit për Forcat e Armatosura, Christine Wormath.

Lexo më shumë  Irani lëshoi raketë drejt Turqisë, NATO-ja del me reagim

“Ushtarët e pavaksinuar paraqesin një kërcënim për ushtrinë,” shtoi ai.

Forcat Ajrore, si dhe sektorë të tjerë, tashmë kanë filluar të përjashtojnë ushtarët që kanë zgjedhur të mos vaksinohen për Covid-19.

Rruga Press

YouTube player