Bota

SHBA përfshihet nga moti i keq, anulohen qindra fluturime

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga moti i keq, me meteorologët që kanë paralajmëruar për reshje të shumta bore, stuhi dhe madje edhe tornado në disa zona.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar për stuhi me erëra të forta në pjesën më të madhe të Oklahomas perëndimore deri në Maine veriore. Sipas meteorologëve, parashikohet borë në zonat nga Oklahoma në Michigan dhe më në verilindje.

Lexo më shumë  Norvegjia njofton se do të arrestojë Netanyahun nëse lëshohet një urdhër

Rreth 200 fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos dhe 270 të tjera në Aeroportin Metropolitan të Detroitit. Një total prej rreth 1000 fluturimesh janë anuluar sot në SHBA, sipas Flightaware.com.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *