Bota

SHBA për bojkotimin e Olimpiadës në Kinë, Biden: Ne po e shqyrtojmë këtë mundësi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden tha sot se po shqyrton mundësinë e bojkotimit diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të planifikuara për në muajin shkurt në Pekin.

E gjithë kjo në shenjë proteste ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë. “Është diçka për të cilën ne po mendojmë”, Biden tha para gazetarëve, raporton cnbc.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Një bojkot do të thotë që vetëm atletët amerikanë të shkojnë në lojëra, por jo zyrtarë që përfaqësojnë vendin.

Disa anëtarë të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje presidentit që vendi të bojkotojë plotësisht Lojërat, ku së bashku me zyrtarët, edhe atletët të mos udhëtojnë drejt Pekinit. Ata dënojnë shtypjen e ujgurëve, komunitet mysliman në provincën Xinjiang, një shtypje që qeveria amerikane e përshkruan si “gjenocid”.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Megjithatë, shumë përfaqësues të të dyja dhomave të Kongresit, duke përfshirë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, anëtare e Partisë Demokratike, Nancy Pelosi dhe senatori republikan, Mitt Romney, janë në favor të një bojkoti diplomatik.

Kujtojmë se autoritetet kineze shprehën pakënaqësinë e tyre në muajin maj, kur Nancy Pelosi dha mendimin rreth kësaj teme. Washington Post kohët e fundit raportoi se Shtëpia e Bardhë do ta shpallë vendimin për (mos)bojkot diplomatik deri në fund të muajit nëntor. /Telegrafi/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *