Lajme

ShBA pas vizitës së Whitaker në Kosovë: Po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova po vazhdojnë të avancojnë “interesat e përbashkëta të sigurisë” dhe të “forcojnë stabilitetin rajonal”.

Kështu tha Ambasada amerikane në Prishtinë në një postim në rrjetet sociale lidhur me përmbylljen e vizitës në Kosovë të ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker.

“Vizita e tij vuri në pah kontributet në rritje të Kosovës për përpjekjet e ShBA-së për të adresuar sfidat globale dhe rëndësinë e bashkëpunimit tonë përmes KFOR-it dhe përmes Programit për Partneritet të Gardës Kombëtare me Ajovën. Së bashku, ShBA-ja dhe Kosova vazhdojnë të avancojnë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe forcimit të stabilitetit rajonal”, tha Ambasada amerikane.

Lexo më shumë  Telashe për “One Albania". Aksionet e 4iG bien mbi 30%, nën hijen e Viktor Orban dhe frikës për hetime

Një ditë më parë, Whitaker zhvilloi takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Ndërkaq në qendër të takimeve, sipas njoftimeve të lëshuara nga zyra e Kurtit, Haxhiut dhe KFOR-it, ishte siguria në Kosovë dhe rajon.

Kosova i është bashkuar Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën dhe pritet të dërgojë trupa në territorin palestinez.

Kosova, që është në proces të transformimit të Forcës së Sigurisë në ushtri, gjithashtu po pajisjet me armë amerikane, teksa është mikpritës i bazës më të madhe amerikane në Ballkan, Bondsteel.

Lexo më shumë  FSHF-ja nuk e përmend që Evropianin 2027 e organizon së bashku me Federatën e Serbisë

Përveç mbështetjes që ShBA ka dhënë për shndërrimin e FSK-së në ushtri, Uashingtoni kontribuon në trajnimin dhe edukimin e ushtarëve të Kosovës.

FSK-ja merr pjesë në trajnime të ndryshme me ushtrinë amerikane dhe ka partneritet të ngushtë me Gardën Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.

Rruga Press

YouTube player