Bota

SHBA paralajmëron qytetarët kundër udhëtimit në këto shtete

Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, dhe Departamenti amerikan i Shtetit, kanë lëshuar paralajmërime kundër udhëtimit në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgizi, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në këto vende.

Ky njoftim vjen teksa Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve është bërë agjencia e parë e madhe federale në SHBA, që u ka kërkuar punëtorëve të saj shëndetësorë të marrin vaksinat kundër koronavirusit, teksa varianti ngjitës Delta, përhapet në këtë vend.

Lexo më shumë  Pekini vendoset në Danub

Në qershor të këtij viti, Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë hequr paralajmërimet për udhëtime në më shumë se 110 shtete dhe territore, mirëpo teksa rastet e të infektuarve rriten, paralajmërimet janë rikthyer.

Ndërkohë kërkesa e Departamentit amerikan për Çështje të Veteranëve ka ardhur në ditën kur gati 60 organizata të shëndetit publik, kanë bërë thirrje që insitucionet shëndetësore t’iu kërkojnë punëtorëve të tyre që të vaksinohen.

Rreth 115,000 punëtorët shëndetësorë të këtij Departamenti, do të kenë tetë javë për t’u vaksinuar plotësisht, mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë për punëtorët që refuzojnë imunizimin.

Lexo më shumë  Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Në Shtetet e Bashkuara nuk ka ligj federal që përcakton se punëdhënësit mund t’iu kërkojnë punëtorëve, që janë fizikisht në vend të punës, të vaksinohen.

Disa punëtorë kanë thënë se hezitojnë të marrin vaksinën, pasi vaksinat kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, ende nuk kanë marrë miratim të plotë nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *