Bota

SHBA miratoi dërgimin e aeroplanëve F-16 në Ukrainë përmes Danimarkës dhe Holandës

SHBA ka miratuar dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, thotë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një letër të parë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Uashingtoni do të përshpejtojë miratimin e kërkesës për transferimin e F-16, sipas letrës, dërguar kolegëve të Blinken në Danimarkë dhe Holandë. SHBA duhet të miratojë transferimin e aeroplanëve ushtarakë të aleatëve të saj në Ukrainë.

“Po shkruaj për të shprehur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transferimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë dhe për trajnimin e pilotëve ukrainas nga instruktorë të kualifikuar të F-16. Është e rëndësishme që Ukraina të mund të mbrohet nga agresioni rus dhe shkeljet e sovranitetit të saj”, tha Blinken në letër.

Lexo më shumë  Raportuesja e OKB: Izraelit iu dha leje për të torturuar palestinezët, shumica e shteteve e lejuan këtë

Presidenti i SHBA, Joe Biden, miratoi programet e trajnimit për pilotët ukrainas F-16 në maj. Përveç Danimarkës, qendra e trajnimit do të ngrihej edhe në Rumani. Rusia iu përgjigj miratimit duke pretenduar se dorëzimi i F-16 në Ukrainë përbën një “rrezik kolosal” për vendet perëndimore.

Një koalicion prej 11 vendeve është planifikuar të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për të pilotuar F-16 në Danimarkë këtë muaj. Ministri në detyrë i mbrojtjes i Danimarkës, Troels Poulsen, tha në korrik se shpresonte të shihte “rezultatet” e trajnimit në fillim të vitit 2024.

Lexo më shumë  Referendumi në Itali, pjesëmarrje rekord! Sipas projeksionit, italianët i thonë "Jo" Melonit për ndërhyrje në drejtësi

Miratimi i SHBA-së vjen një ditë pasi Ukraina tha se nuk do të jetë në gjendje t’i operojë me aeroplanët deri në vjeshtë ose dimër bazuar në afatet kohore aktuale.

Rruga Press

YouTube player