Art & Kulturë

SHBA/ “Këmbanat arbëreshe” pjesë e projektit “Unë luaj shqip”

Pianisti Dr. Redi Llupa, tashmë ambasador i muzikës klasike shqiptare në SHBA, ka sjell veprën “Këmbanat Arbëreshe” si pjesë e projektit “Unë luaj shqip”.

Një nismë e nisur një vit më parë me anë të së cilës synon të promovojë ndërkombtarisht krijimtarinë muzikore të kompozitorëve shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë. “Unë luaj shqip” vjen si iniciativë në vazhdën e përkushtimit të tij ndaj muzikës klasike shqiptare duke vepruar si rrjet bashkëpunimi dhe promovimi në mbështetje të zhvillimit të karrierës akademike dhe artistike së artistëve shqiptarë.

““𝐾𝑒̈𝑚𝑏𝑎𝑛𝑎𝑡 𝑎𝑟𝑏𝑒̈𝑟𝑒𝑠ℎ𝑒” është një vepër që na sjell një botë tingullore të lashtë në repertorin pianistik që po tregoj në nismën #unëluajshqip. Veprat e Rafet Rudit kanë një veçanti në ndërtimin e tyre muzikor dhe gjithashtu një përkujdesje të thellë në cilësinë e tingullit. Vepra i takon një cikli të quajtur “Afresk arbëresh”, ku bëjnë pjesë krijime të tjera me ndërthurje të ndryshme instrumentale të frymëzuara nga këndimet liturgjike arbëreshe. 𝐴𝑓𝑟𝑒𝑠𝑘 𝑎𝑟𝑏𝑒̈𝑟𝑒𝑠ℎ 𝐼 i titulluar 𝑃𝑟𝑒𝑙𝑢𝑑𝑒, u kompozua për kitarrë. Përshtatja e saj për piano krijoi botën e vet tingullore dhe kompozitori e quajti “𝐾𝑒̈𝑚𝑏𝑎𝑛𝑎𝑡 𝐴𝑟𝑏𝑒̈𝑟𝑒𝑠ℎ𝑒””, shkruan pianisti Llupa ne Facebook.

https://www.facebook.com/100004624037393/videos/233222685316143/?t=2

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *