Bota

ShBA-ja thotë se dy anije me flamur amerikan kanë kaluar suksesshëm nëpër Hormuz

Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) ka njoftuar të hënën se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë “kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit”.

Centcom ka thënë se shkatërruesit me raketa të drejtuara të Marinës Amerikane po operojnë në Gjirin Persik pasi kanë kaluar nëpër Ngushticë.

“Forcat amerikane po ndihmojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të rivendosur tranzitin për anijet tregtare”, thuhet në përditësim.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Centcom nuk ka dhënë emrat e anijeve që thotë se kanë lundruar me sukses nëpër ngushticë.

Para këtij njoftimi, Irani pretendonte se kishte sulmuar me dy raketa një anije amerikane në Ngushticë. Mirëpo ShBA-ja e ka mohuar këtë.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Amerikane kanë thënë se u është sulmuar të hënën një anije në Hormuz nga Irani.

Rruga Press

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë
YouTube player