Bota

SHBA-ja shton sanksionet ndaj Iranit për shtypje të protestave

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë iranianë, përfshirë ata që mbikëqyrin burgun Evin të Teheranit, për censurë në internet dhe shtypje të protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.

Policia e Moralit e ka ndaluar atë nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Sanksionet, përfshirë bllokada financiare dhe ndëshkime tjera, janë vendosur nga Departamenti amerikan i Thesarit, dhe shënjestrojnë zyrtarë të lartë iranianë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Në mesin e tyre janë zyrtarë të burgut Evin, ku gjenden të burgosurit politikë, dhe ku Uashingtoni beson se janë dërguar shumica e protestuesve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *