Bota

ShBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë: Veprime antidemokratike, në mospërputhje me kushtet për në NATO dhe BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të mërkurën se Qeveria amerikane do ta pezullojë ndihmën financiare në vlerë më shumë se 95 milionë dollarë për Qeverinë e Gjeorgjisë.

Blinken tha se pezullimi ka të bëjë me “veprimet antidemokratike dhe deklaratat e rrejshme të Qeverisë gjeorgjiane”, të cilat “nuk janë në përputhje me kushtet për anëtarësim në BE dhe në NATO”.

Lexo më shumë  Anëtarësim në Bashkimin Evropian pa veto? Ideja që po diskutohet në heshtje në Bruksel

Derisa ndihma për Qeverinë do të pezullohet, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ndihmojnë programet dhe aktivitetet në Gjeorgji të cilat e forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit, mediat e pavarura dhe zhvillimin e ekonomisë, tha ai.

Bashkimi Evropian e pezulloi ndihmën për Ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë më 9 korrik.

Në qershor, Parlamenti i Gjeorgjisë e kaloi një ligj për “agjentët e huaj”, të cilin Uashingtoni e cilëson si jodemokratik.

Lexo më shumë  Macroni u bën thirrje partnerëve: Hiqni kufizimet që lidhen me garancitë e sigurisë për Ukrainën

Ligji u kërkon organizatave që e marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga vendet e jashtme, të regjistrohen si agjentë të ndikimit të huaj. Ai u kritikua nga partitë vendore dhe nga Perëndimi, të cilët thonë se ligji është i frymëzuar nga një ligj i ngjashëm rus për t’i luftuar kundërshtarët.

Në maj, Shtetet e Bashkuara vendosën regjim vizash dhe thanë se bashkëpunimi dypalësh me Gjeorgjinë do të rishikohet./REL

Rruga Press

YouTube player