Bota

SHBA-ja paralajmëron për mundësinë e zgjerimit të konfliktit në Lindje të Mesme

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se konflikti në mes të Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas mund të zgjerohet më shumë në Lindje të Mesme.

Sekretari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë më 15 tetor se ende ekziston rreziku që grupi militant Hezbollah, ose Irani, të përfshihen direkt në luftën e Izraelit me Hamasin.

“Ekziston rreziku i një përshkallëzimit të konfliktit, hapja e një fronti të dytë, dhe natyrisht përfshirja e Iranit”, ka thënë ai për rrjetin televiziv CBS.

Sullivan ka thënë se është i shqetësuar për sulmet eventuale të Hezbollahut, me bazë në Liban, ndaj Izraelit, nga pjesa veriore.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Iranian, Hossein Amirabdollahian, ka paralajmëruar kundër pushtimit të Rripit të Gazës, duke thënë se Teherani nuk do të mbetet “spektator”, në këtë situatë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Forcat izraelite janë duke e sulmuar që disa ditë Rripin e Gazës me raketa, dhe janë duke u përgatitur për një pushtim tokësor për ta çrrënjosur Hamasin, i cili e udhëheq këtë enklavë.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 8 tetor, një ditë pasi militantët e tij e kanë sulmuar jugun e Izraelit, duke i vrarë më shumë se 1.000 izraelitë – më së shumti ndonjëherë në historinë e këtij shteti.

Izraeli ka thënë se mund të luftojë në dy fronte, në rast të ndonjë sulmi të Hezbollahut.

Sullivan ka thënë se administrata e presidenti amerikan Joe Biden do ta shtyjë përpara në Kongres një projektligj urgjent për shpenzime, që përfshin ndihmë në vlerë të miliarda dollarëve për Izraelin.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ndonëse Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie zyrtare me Iranin prej vitit 1980, Sullivan ka thënë se Shtëpia e Bardhë ka komunikuar privatisht me Iranin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur direkt me homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, më 15 tetor, dhe e ka paralajmëruar Teheranin kundër “zgjerimit të konfliktit, sidomos në Liban”.

Përgjatë kësaj kohe, Sekretari amerikan u Shtetit, Antony Blinken ka kryer udhëtime në kryeqytetet e Lindjes së Mesme, në tentim e sipër për ta ndaluar konfliktin dhe për të gjetur një mundësi për t’iu ndihmuar refugjatëve në Gaza.

Blinkeni do të kthehet në Izrael më 16 tetor, pas vizitave që ka kryer në Katar, Jordani, Bahrejn, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabi Saudite dhe Egjipt. /Rel

Rruga Press

YouTube player