Bota

SHBA-ja paralajmëron Dodikun nëse vazhdon ta shtyjë Bosnjën e Hercegovinën drejt konfliktit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë paralajmëruar Milorad Dodikun mbi idenë e tij të shkëputjes. SHBA-ja ka thënë se nuk do të qëndrojë anash nëse kreu i entitetit Republika Serbe, Dodik, vazhdon ta shtyjë Bosnjën e Hercegovinën drejt konfliktit. 

Ambasada amerikane në Sarajevë ka paralajmëruar se çdo përpjekje për shkëputje brenda Bosnjës e Hercegovinës nuk do të tolerohet nga SHBA-ja.

“Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërsa ai ndjek agjendën e tij separatiste dhe e shtyn Bosnjën e Hercegovinën drejt konfliktit. Çdo përpjekje e një entiteti apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore për t’u shkëputur është një veprim anti-Dejton që nuk do të tolerohet. Republika Serbe është një entitet brenda shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Është pjesë integrale e vendit, por as Republika Serbe dhe as Federata nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës”, ka shkruar Ambasada amerikane në Sarajevë në reagim ndaj Dodikut. 

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ambasada ka thënë tutje se krijimi i një sistemi paralel zgjedhor po ashtu do të ishte antikushtetues dhe kundër marrëveshjes së Dejtonit. Ka theksuar se SHBA-ja ka qenë e qartë se është e përgatitur t’u përgjigjet veprimeve anti-Dejton nga akterët lokalë.

“Çdo zgjedhje e zhvilluar sipas një sistemi zgjedhor jokushtetues, paralel, nuk do të kishte legjitimitet dhe ata të përfshirë në organizimin e tij do të angazhoheshin në aktivitete antidemokratike, antikushtetuese dhe anti-Dejton”, ka shkruar Ambasada.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player