Bota

SHBA-ja nuk shqetësohet nga kërcënimet e Lavrovit

Shtëpia e Bardhë nuk i ka dhënë rëndësi të madhe kërcënimeve të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, që ka thënë se do të shënjestrojnë çdo dërgesë të armëve që vjen në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka premtuar që t’i ofrojë ndihmë me pajisje ushtarake Ukrainës në vlerë deri 800 milionë dollarë.

Të premten, Lavrovi tha se dërgesat e armëve që futen në Ukrainë janë shënjestër legjitime e Rusisë.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

“Është një kërcënim që ka bërë edhe më parë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki për CNN. “Nuk ka trupa amerikane që po operojnë brenda Ukrainës. Teksa po flasim për operacione të lëvizjes së konvojeve dhe lëvizjes së ndihmës, ne shikojmë me kujdes aksionin, eskalimin eventual”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *