SHBA-ja ndihmë urgjente prej 215 milionë dollarësh për të zbutur krizën botërore të ushqimit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ofruar ndihmë urgjente prej 215 milionë dollarësh për të ndihmuar komunitetin ndërkombëtar të përballet me krizën e ushqimit, e cila u përkeqësua nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës.
Këto mjete vijnë së bashku me të rreth 2.3 miliardë dollarë për të trajtuar krizën botërore të ushqimit.
“Vendet me rezerva të konsiderueshme drithërash dhe plehrash, si dhe ato me burime financiare duhet të forcohen dhe ta bëjnë këtë shpejt. Duke pasur parasysh urgjencën e krizës, ne kemi ndarë 215 milionë dollarë të tjera ndihmë urgjente ushqimore dhe do të bëjmë shumë më tepër”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
Konflikti në Ukrainë ka destabilizuar një nga burimet më të rëndësishme në botë të drithërave me fushat bujqësore të Ukrainës të mbetura kryesisht të pambrojtura këtë vit pasi fermerët, ashtu si pjesa më e madhe e vendit, kërkojnë siguri nga dhuna e përhapur.
Blinken i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion ndaj Moskës, e cila ka pushtuar pjesën më të madhe të bregdetit të Ukrainës në Detin e Zi dhe Detin Azov, për të krijuar korridore humanitare për të lejuar drithërat dhe eksportet e tjera jetike të dalin nga vendi.
Rreth 276 milionë njerëz në mbarë botën përballen me një pasiguri të lartë ushqimore, dyfishi i numrit nga dy vjet më parë.
Rruga Press