Sport

Liverpooli me marrëveshjen më të shtrenjtë të sponsorizimit të fanellave në histori

Standard Chartered ka qenë sponsori i fanellave të Liverpoolit për 12 vitet e fundit, por marrëveshja aktuale përfundon verën e ardhshme.

Marrëveshja u rinovua për herë të fundit në maj 2018, kur u ra dakord që Liverpool të fitonte 46 milionë euro në vit përmes këtij sponsorizimi.

Reds tani po kërkojnë të sigurojnë një marrëveshje sponsorizimi të fanellës me vlerë 94 milionë euro në vit, e cila do të ishte marrëveshja më e shtrenjtë e këtij lloji në histori.

Ajo do të kalonte marrëveshjen që ka Real Madridit me Emirates, përmes së cilës Los Blancos fitojnë mbi 70 milionë euro në vit.

Liverpooli janë në bisedime për të zgjatur marrëveshjen e tyre me Standard Chartered, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të arrijnë marrëveshje me një sponsor të ri.

The Reds në sezonet e mëparshme luftonin për trofe, ndera tani është kthyer në një ekip që konkurron për Ligën e Kampionëve dhe fiton rregullisht trofe.

Liverpool mund të bëhet klubi i parë i Ligës Premier që ka një firmë kriptomonedhash si sponsor kryesor të fanellave, shkruan The Athletic.

Reds deri më tani kanë marrë oferta, por çdo marrëveshje do të jetë subjekt i miratimit të mbështetësve të klubit, gjë që aktualisht duket e pamundur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *