Lajme

SHBA-ja ndan 3.8 milionë dollarë shtesë për Kosovën

Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara përmes së cilës përfiton ndihmë financiare shtesë në vlerë të 3.8 milionë dollarësh.

Marrëveshja është nënshkruar nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtores së re të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Zeinah Salahi.

Sipas një njoftimi të zyrës së presidentes Osmani, dokumenti i nënshkruar është pjesë e Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Kosova ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Kosova përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë, duke e rritur vlerën totale të marrëveshjes në 38.4 milionë dollarë”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij financimi synohet të bëhet përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, pastaj llogaridhënia nga ana e institucioneve si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Objektivi i parë zhvillimor i marrëveshjes përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e angazhimit të USAID në zhvillim, si dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve ndaj Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *