Bota

SHBA-ja kundër pjesëmarrjes së Putinit në samitin G20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër pjesëmarrjes së presidentit rus Vladimir Putin në samitin G20 që do të zhvillohet në Indonezi më 1 dhjetor të këtij viti.

Zyrtarë amerikanë i kanë thënë Indonezisë se Putini nuk duhet të jetë i pranishëm, teksa shefi i Kremlinit tha pak ditë më parë se e ka pranuar ftesën, shkruan CNN.

Lexo më shumë  Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki nuk tha nëse Presidenti Joe Niden do të merrte pjesë, por u shpreh se pikëpamjet e tij ishin të qarta se Rusia nuk duhet të ishte në samit.

“Presidenti ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj pjesëmarrjes së Presidentit Putin në G20,” tha ajo.

Megjithatë, Psaki deklaroi se Indonezia e kishte ftuar Rusinë përpara se të niste agresionin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.

Lexo më shumë  Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Në një deklaratë ku konfirmoi pranimin e ftesës nga ana e Rusisë, presidenti indonezian Joko Widodo tha se Indonezia dëshiron të bashkojë G20-n.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *