Bota

SHBA-ja krijon task-forcën shumëpalëshe ndaj sanksioneve për oligarkët rusë

Task-forca, e cila do të mbështetet në ministritë e drejtësisë, të shtëpisë ose të financave në juridiksionin anëtar, do të punojë për të “mbledhur dhe shkëmbyer informacion për të ndërmarrë veprime konkrete, duke përfshirë sanksionet, ngrirjen e aseteve, sekuestrimin e aseteve civile dhe penale dhe ndjekjen penale.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ë, Merrick Garland dhe Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen u takuan sot me homologët në Evropë dhe Azi për të nisur zyrtarisht një task forcë shumëpalëshe që kërkon të ndërmarrë veprime kundër aseteve të oligarkëve rusë.

Lexo më shumë  Kryeministri i Luksemburgut: Duhet t’i japim Ukrainës mjetet për të përballuar luftën

Task-forca, e cila do të mbështetet në ministritë e drejtësisë, të shtëpisë ose të financave në juridiksionin anëtar, do të punojë për të “mbledhur dhe shkëmbyer informacion për të ndërmarrë veprime konkrete, duke përfshirë sanksionet, ngrirjen e aseteve, sekuestrimin e aseteve civile dhe penale dhe ndjekjen penale”. tha Departamenti i Drejtësisë në një njoftim të mërkurën.

Përpjekja do të kombinohet me  grupin e punës KleptoCapture, një njësi e re brenda Departamentit të Drejtësisë të shpallur nga Garland në fillim të këtij muaji për të ndihmuar në zbatimin e sanksioneve kunër zyrtarëve të qeversië ruse dhe oligarkëve duke synuar jahtet, avionët, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera të tyre.

Lexo më shumë  Presidentja e Komisionit Evropian propozon dy alternativa për mbështetjen e Ukrainës

Kjo task forcë do të përfshijë prokurorë dhe agjentë federalë dhe ekspertë në pastrimin e parave, zbatimin e taksave dhe hetimet e sigurisë kombëtare nga FBI, IRS, Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së dhe Shërbimi i Inspektimit Postar të SHBA-së dhe do të largohet nga zyra e Zv. Prokurorja e Përgjithshme Lisa Monaco.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *