Bota

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Rusia të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake!

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Rusinë të ndalojë pushtimin e saj në Ukrainë.

Sipas The Guardian, gjykata nuk ka administruar asnjë provë që mbështesin justifikimin e Kremlinit për luftën, e cila pretendonte se Ukraina ka kryer gjenocid ndaj separatistëve rusë ne Luhanks dhe Donetsk.

Gjykata vendosi me 13 vota pro, urdhrin që “Federata Ruse do të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që ajo filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës”. Vetëm gjyqtarët rusë dhe kinezë në gjykatë votuan kundër urdhërit.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Urdhri ishte në përgjigje të një apeli ukrainas në gjykatë më 26 shkurt, duke kërkuar një vendim urgjent mbi pretendimet e pambështetura ruse se forcat ukrainase po kryenin gjenocid në rajonet e mbështetura nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk.

Rusia nuk mori pjesë në seancen e meparshme për këtë çështje dhe as avokatët e saj nuk u paraqitën për të dëgjuar vendimin e sotëm. Në vend të kësaj ata i dërguan një letër gjykatës duke pretenduar se GJND-ja nuk kishte juridiksion mbi çështjen.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Presidenti i gjykatës, Joan Donoghue, hodhi poshtë argumentin e Rusisë, duke vënë në dukje rastet e shpeshta që Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë kishin pretenduar se gjenocidi i supozuar ishte arsyeja e sulmit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *