Bota

SHBA-ja konfirmon se Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë nga ambasada në Moskë

SHBA-ja ka konfirmuar se Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë nga ambasada e saj në Moskë, duke e quajtur masën si një “hap shkallëzues” të paprovokuar.

Sipas BBC, Rusia ka dëbuar zëvëndësambasadorin amerikan Bart Gorman, zyrtarin e dytë më të lartë në ambasadë – por Moska ende nuk e ka potencuar pse.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se veprimi i Moskës ishte “i paprovokuar dhe ne e konsiderojmë këtë si një hap përshkallëzues dhe po shqyrtojmë përgjigjen tonë”.

Lexo më shumë  Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund dëbimeve të pabaza të diplomatëve dhe stafit amerikan dhe të punojë në mënyrë produktive për të rindërtuar misionet tona”, thotë departamenti.

“Tani më shumë se kurrë, është kritike që vendet tona të kenë personelin e nevojshëm diplomatik për të lehtësuar komunikimin midis qeverive tona”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *