Bota

SHBA-ja ka dërguar fshehurazi në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, thonë zyrtarë amerikanë

Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë të ofruara fshehurazi nga SHBA-ja kundër forcave pushtuese ruse, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë.

Armët ishin pjesë e një pakete ndihme prej 300 milionë dollarësh e miratuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden në mars, dhe ato mbërritën në Ukrainë këtë muaj, raporton BBC.

Ato tashmë janë përdorur të paktën një herë për të goditur objektivat ruse në Krimenë e pushtuar, raportojnë mediat amerikane.

Bideni të mërkurën ka nënshkruar një paketë të re ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Më parë, SHBA-ja e furnizoi Ukrainën me një version me rreze të mesme të Sistemeve të Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS), por kishte hezituar të dërgonte diçka më të fuqishme, pjesërisht për shkak të shqetësimeve për kompromentimin e gatishmërisë ushtarake të SHBA-së.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Megjithatë, Bideni thuhet se ka dhënë në shkurt fshehurazi dritën jeshile për të dërguar sistemin me rreze të gjatë, i cili mund të lëshojë raketa në distanca deri në 300 km.

“Unë mund të konfirmoj se Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës ATACMS me rreze të gjatë me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit”, ka thënë zëdhënësi i departamentit të shtetit, Vedant Patel.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “nuk e shpallën këtë në fillim për të ruajtur sigurinë operacionale për Ukrainën me kërkesën e tyre”.

Nuk është e qartë se sa prej armëve janë dërguar tashmë, por Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan ka thënë se Uashingtoni planifikon të dërgojë më shumë.

Raketat me rreze më të gjatë u përdorën për herë të parë javën e kaluar për të goditur një aeroport rus në Krimenë e pushtuar, citoi agjencia e lajmeve Reuters të thoshte një zyrtar i paidentifikuar amerikan. 

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Ato u përdorën gjithashtu në një sulm ndaj trupave ruse në qytetin port të okupuar të Berdyansk gjatë natës të martën, sipas New York Times.

Muajt e fundit Kievi ka rritur thirrjet e tij për ndihmën perëndimore, pasi rezervat e tij të municionit janë varfëruar dhe Rusia po bën përparime në fushën e betejës.

Paketa e re e ndihmës vjen pas muajsh bllokimi mes kundërshtimit të ndihmës nga disa në Kongres.

“Do ta bëjë Amerikën më të sigurt, do ta bëjë botën më të sigurt”, ka thënë Biden pasi e ka nënshkruar ligjin. 

Rruga Press

YouTube player