Bota

SHBA-ja jep 150 milionë dollarë për Ukrainën

Pakoja e fundit e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, e shpallur nga presidenti Joe Biden, kap vlerën e 150 milionë dollarëve, konfirmoi sekretari i shtetit Antony Blinken, raportoi The Guardian të shtunën.

“Unë kam autorizuar 150 milionë dollarë në armë, pajisje dhe furnizime shtesë amerikane për Ukrainën për të përforcuar mbrojtjen e saj për të kundërshtuar ofensivën e Rusisë në Lindje”, tha Blinken.

Lexo më shumë  Rusia del në mbrojte të Serbisë: “Situata në Ballkan po përkeqësohet. Fajin e kanë SHBA dhe BE, po i bëjnë presion Serbisë"

Ajo përfshin 25,000 fishekë artilerie, pajisje bllokimi, pajisje në terren, e të tjera.

Biden tha se SHBA-ja me aleatët ka qenë kyçe në ndihmën për Ukrainën që ta fitojë betejën kundër Rusisë.

Me 150 milionë dollarët e fundit, ndihma ushtarake e Washingtonit për Kievin që nga nisja e pushtimit rus ka arritur në rreth 3.8 miliardë dollarë, tha Blinken.

Lexo më shumë  Trump kërcënoi ashpër kryeministren daneze për Grenlandën, biseda telefonike mes tyre shkakton panik në Kopenhagë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *