Bota

SHBA-ja – Iranit: S’ka marrëveshje bërthamore për sa kohë i vritni qytetarët dhe i shisni dronë Rusisë

Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk është e mundur për sa kohë që Teherani vret qytetarët e vet dhe i shet dronë të armatosur Rusisë, u tha gazetarëve në Uashington koordinatori i Komunikimeve Strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shkruan CNN.

“Ne thjesht nuk shohim një marrëveshje së shpejti, ndërsa Irani vazhdon të vrasë qytetarët e vet dhe t’i shesë dronë Rusisë”, ka thënë Kirby.

Lexo më shumë  Franca i jep Ukrainës licenca për prodhimin e raketave dhe i shet 16 avionë Rafale

“Ajo në të cilën jemi fokusuar tani janë mënyra praktike për t’u përballur me Iranin në ato zona, jo në marrëveshjen me Iranin”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, ka thënë se marrëveshja bërthamore (JCPOA) ka qenë jashtë agjendës për disa kohë.

“Ky është sigurisht rasti, që iranianët vranë mundësinë për një kthim të shpejtë në respektin e ndërsjellë për JCPOA”, theksoi Price.

Ai shtoi se administrata e presidentit Joe Biden është e përkushtuar të sigurojë që Irani të mos posedojë kurrë armë bërthamore.

Lexo më shumë  Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, thotë se ka vendosur tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Ai beson se diplomacia është mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë.

“Ne kemi një paketë të gjerë mjetesh dhe nuk kemi hequr asnjë opsion nga tavolina”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *