KryesoreLajme

SHBA-ja i jep të drejtë Kosovës për reciprocitet, mbështet BE-në për dialog

Zv.ndihmëssekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i ka dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës për zbatim të reciprocitetit me Serbinë.

Escobar, në një videokonferencë, pak orë pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat, tha se të dyja vendet i pret rrugë e gjatë në dialog.

“Jam i kënaqur me përkushtimin e palëve dhe përkushtimin e Brukselit për gjetjen e zgjidhjes sa i përket situatës në veri. Me partneritetin që kemi me BE-në mund të ndihmojmë në tejkalimin e problemeve të trashëguara në Ballkanin Perëndimor nga vitet 90-ta. Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog, do të japim mbështetje ne plotë për Lajçakun dhe ekipin e tij për një zgjidhje konstruktive. Është e drejtë e qeverisë së Kosovës që zbatojë reciprocitetin. Roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore por që të sigurohet mirëfunksionimi i pikave kufitare. Komunikim të afërt me Prishtinë dhe Beogradin”, tha Escobar.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Ai ishte sot e dje në Bruksel, ku Kosova e Serbia dialoguan për çështjen e targave. Foli edhe për militarizimin e Serbisë.

“Ne kemi parë se eskalimi përreth kufirit nuk ndihmon. Jemi në konsulta të afërta me dy palët për të shmangur gjërat e tilla”, shtoi ai.

Sot në Bruksel u arrit marrëveshja, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht me 4 tetor, kur pronarët e veturave me targa të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërrojnë targat me të përkohshme, por t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse.

Lexo më shumë  Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *