Bota

SHBA-ja edhe 13 miliardë dollarë për ushtrinë ukrainase

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon t’i ofrojë ndihmë shtesë ushtrisë së Ukrainës, ka deklaruar të mërkurën koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby.

Ai deklaroi se Ukrainës do t’i ndahen edhe 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, e kjo sipas Kirbyt, nuk do të jetë e fundit.

“I kemi ndarë mbi 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në ditët në vijim do të bëhet një njoftim për mbështetje shtesë në fushën e sigurisë”, tha ai para mediave, raportoi BBC-ja.

Lexo më shumë  Pas krahasimit të Rusisë me Gjermaninë naziste nga presidenti Mattarella, Italia u vu në shënjestër të hakerëve pro-rusë

Pakoja e fundit ndihmëse e SHBA-së për trupat ukrainase u bë në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, më 24 gusht, dhe pati vlerën e 3 miliardë dollarëve.

Në aspektin ushtarak, SHBA-ja e ka ndihmuar Ukrainën nëpërmjet sistemeve raketore HIMARS. Këto armë rezultuan të suksesshme në sulmet ndaj caqeve ruse si dhe u konsideruan shumë pak të dëmtuara.

Deri më tani, SHBA-ja e ka furnizuar Ukrainën me dhjetëra HIMARS, por që presidenti Joe Biden, ka premtuar më tepër furnizime të tilla.

Lexo më shumë  Trumpi ndryshon deklaratën, tani thotë se Rusia ka pushtuar Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *