Bota

SHBA-ja diskuton me Izraelin për administratë në Gazë 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë diskutuar mundësinë e një administrate të udhëhequr nga Washingtoni për Gazën e pas luftës, sipas disa burimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters”. 

Konsultimet e nivelit të lartë janë zhvilluar rreth një qeverie tranzicionale të udhëhequr nga një zyrtar i SHBA-së që do të mbikëqyrte Gazën deri sa të demilitarizohej dhe të stabilizohej, dhe derisa të krijohej një administratë e qëndrueshme palestineze. 

Sipas bisedimeve, që janë preliminare, nuk do të ketë kohë të caktuar për atë sesa do të zgjaste administrata e udhëhequr nga SHBA-ja, dhe kjo thuhet se do të varej nga situata në terren. 

Lexo më shumë  Ukraina përdor dronë me inteligjencë artificiale për të goditur automjetet që furnizojnë trupat ruse

Në diskutime propozimi u krahasua me Autoritetin e Përkohshëm të Koalicionit në Irak që Washingtoni e krijoi në vitin 2003, menjëherë pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja që e rrëzoi Sadam Huseinin.

Autoriteti është cilësuar nga shumë irakianë si forcë pushtuese dhe në vitin 2004 i transferoi pushtetin një qeverie të përkohshme irakiane pasi dështoi ta kontrollonte një rebelim në rritje. 

Lexo më shumë  Trumpi kusht Iranit: Marrëveshje vetëm nëse heq dorë nga armët bërthamore

Sipas burimeve edhe vende të tjera do të ftohen të marrin pjesë në autoritetin e udhëhequr nga SHBA-ja në Gazë, por nuk janë specifikuar se cilat vende. Ata thanë se administrata do të mbështetet te teknokratët palestinezë, por do të përjashtojë grupin militant palestinez Hamas dhe Autoritetin Palestinez, i cili mban autoritet të kufizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Rruga Press

YouTube player