Bota

ShBA-ja dhe Gjermania i dhurojnë Ukrainës 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake

Gjermania do të financojë një paketë pajisjesh ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën në kuadër të nismës së re të NATO-s për Listën e Kërkesave me Prioritet për Ukrainën (PURL).

Ministria e jashtme e vendit ka thënë se së bashku me aleatë të tjerë, është e përgatitur të financojë “një nga paketat e para gjithëpërfshirëse të mbështetjes” për të treguar angazhimin e saj të qëndrueshëm ndaj mbrojtjes së Ukrainës, shkruan skynews.

“Paketat e mbështetjes do të përfshijnë pajisje ushtarake që ose nuk prodhohen nga industria evropiane e mbrojtjes ose që mund të dorëzohen në shkallën e synuar më shpejt nga Shtetet e Bashkuara sesa nga partnerët evropianë ose Kanadaja”, tha ministria e jashtme gjermane në një deklaratë.

Lexo më shumë  Tajlanda nis sulme ajrore në Kamboxhia, mijëra njerëz largohen nga kufiri

“Kjo përfshin, për shembull, aftësitë kritike të mbrojtjes ajrore.”

Çfarë është PURL?

Më 14 korrik, Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të furnizonin Ukrainën me pajisje ushtarake dhe municione në formën e disa paketave të mbështetjes përmes NATO-s.

PURL u krijua si një mekanizëm për të mbështetur përpjekjet e luftës së Ukrainës dhe u lejon aleatëve evropianë dhe Kanadasë të japin kontribute financiare për të blerë armë dhe pajisje të tjera thelbësore në vëllime të mëdha nga SHBA-të.

NATO më pas do t’i mbledhë këto furnizime në pako dhe do të lehtësojë dorëzimin e tyre.

Lexo më shumë  Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të “balonave” nga Bjellorusia

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina ka siguruar edhe 1.5 miliardë dollarë armë amerikane të blera nga aleatët evropianë.

Rruga Press

YouTube player