KryesoreLajme

“Puna duhet të vazhdojë”, Albin Kurti e zyrtarizon Erden Atiqin në garën për veriun e Mitrovicës

Kryetari i Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”, Albin Kurti e ka zyrtarizuar Erden Atiqin si kandidat për kryetar të veri të Mitrovicës.

Në Mitrovicë të veriut, vizioni ynë është i qartë: një komunë që qeveris me ndershmëri, që mbron interesin publik dhe që punon për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Kryetari ynë aktual, Erden Atiq, është kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të udhëhequr edhe katër vitet e ardhshme këtë qytet të veçantë e me rëndësi të madhe për vendin.

Lexo më shumë  Dënohet me dy vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë Sllobodan Radenkoviq, për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Ai ka dëshmuar se qeverisja mund të jetë transparente, e përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

Sot riafirmojmë besimin dhe mbështetjen tonë për Erdenin me bindjen se rruga që kemi nisur është rruga e rikthimit dhe forcimit të sovranitetit tonë në çdo cep të vendit. Mitrovica e veriut është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës, kjo është përgjegjësia, kjo është detyra, kjo është e ardhmja që po ndërtojmë.

Me Erdenin kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, ecim para me projekte të reja dhe me një udhëheqje që i qëndron pranë çdo qytetari, komunë që bashkohet dhe i shërben përherë Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Rama si vasal/ Vuçiqi e pranon: 'Ballkani i Hapur' ishte ideja ime, na e ndërprenë fuqitë e mëdha europiane

Tani, kjo punë duhet të vazhdojë. Sepse vizioni nuk mbaron me një mandat, ai rritet me çdo hap të ri. Më 12 tetor, ne zgjedhim të vazhdojmë rrugën e guximit, ndershmërisë dhe punës. Bashkë zgjedhim për Kryetar Erden Atiq!

Rruga Press

YouTube player